Shumë shqiptarë që kërkojnë të emigrojnë në Amerikë janë trembur pas zgjedhjes së Donald Trump President të SHBA-ve.
Kjo për shkak të retorikave të tij kundër emigracionit.
Në edicionin e sotëm “Pyet Konsullin” në ambasadën amerikane në Tiranë, u shtrua edhe pyetja nëse do të pranohen emigrantët shqiptarë në SHBA dhe qëllimisht për të larguar zhurmën konsulli i është përgjigjur edhe kësaj pyetjeje, transmeton tiranaobserver.
Qytetari: Përshëndetje! Kisha një pyetje. Tani që Donald Trump është president i USA, a do të pranohen më emigrantë shqiptarë në Amerike, flas për ata që tashmë kanë aplikuar në lotari dhe që mund të rezultojnë fitues? Faleminderit paraprakisht!
Konsulli: Sigurisht që do të pranohen.