Site icon Telegrafi

A do të lejohen mjekët kosovarë të monitorojnë gjendjen në Luginë të Preshevës?

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se do të trajtoj nevojat e që i kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe do t’u dal në ndihmë atyre në përballimin e pandemisë COVID-19.

Duke qenë se Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë kërkesë që t’iu lejohet të monitorojnë gjendjen në Luginën e Preshevës, në lidhje me këtë kërkesë, kryetari i kësaj Federate, Blerim Syla ka thënë se nuk kanë marrë ende përgjigje.

Lexo po ashtu Mbi 200 mjekë vullnetarë nga Kosova, presin lejen e Qeverisë që t'i dalin në ndihmë Luginës së Preshevës, në luftën ndaj COVID-19

Në lidhje me këtë kërkesë, Telegrafi ka pyetur Qeverinë e Kosovës, dhe në përgjigjet e marra thuhet se ata janë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e komunave atje.

“Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, Qeveria e Kosovës ka mbajtur kontakte me përfaqësuesit dhe autoritetet lokale të komunave në Luginën e Preshevës. Si rezultat i trajtimit të nevojave të qytetarëve të komunave të Luginës së Preshevës, Qeveria e Republikës së Kosovës i ka ndarë dhe i ka dërguar në këto komuna 500 mijë euro si ndihmë financiare. Këto kontakte me autoritetet e komunave të Luginës janë të vazhdueshme dhe Qeveria dhe MSh në koordinim edhe me Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, do të trajtoj nevojat që i kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës për t’u dal në ndihmë atyre për përballimin sa më të lehtë të pandemisë Covid-19”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Iniciativën e mjekëve nga Kosova e ka mirëpritur edhe kryetari i Komunë së Bujanovcit, Shaip Kamberi.

Lexo po ashtu Kryetari i Bujanovcit: Kemi nevojë për personel shëndetësor shtesë, iniciativa e mjekëve kosovarë në interes të qytetarëve

Ai ka thënë se kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë serbe për të punësuar staf të ri, por që një kërkesë e tillë deri më tani nuk është miratuar. /Telegrafi/

Exit mobile version