Telegrafi

“Do të lë pa ndjenja dhe askush nuk mund të ndihmojë”, Florian Marku paralajmëron Moran pasi ky e shtyu

Florian Marku dhe kundërshtari i tij, Dylan Moran janë përplasur përsëri. Kësaj radhe dyshja u shty gjatë matjeve zyrtare, ndërsa një ditë më herët u shtynë gjatë përballjes sy më sy.

Boksieri shqiptar do të rikthehet në ring sot (e shtunë) në mbrëmje, ku do të ndeshjet me boksierin nga Irlanda, Dylan Moran nga ora 19:00.

“Mbreti shqiptar” do të përballet me irlandezin në një luftë prej 10 raundesh në peshën e njohur si të ‘welterweight’.

Lexo po ashtu Tensione në takimin sy më sy mes Markut dhe Moran - boksieri shqiptar e shtyn me duar irlandezin

Megjithatë, dyshja kanë shkaktuar përsëri probleme, pas shtyrjes që i bëri Marku irlandezit gjatë përballjes sy më sy disa ditë më parë.

Kësaj radhe ishte Moran, i cili e shtyu i pari Markun, duke e bërë nervoz shqiptar, i cili e paralajmëroi për meçin e sotëm.

“Hej të gjithë ju nga Irlanda që po bëni kështu, nesër (sot) mbrëma djali juaj do të jetë pa ndjenja dhe askush nuk mund ta ndihmojë. O zot jam shumë i lumtur që u ktheva”, ka thënë fillimisht Marku.

“Djali juaj do të nokautohet nga shoku juaj. Kur ishim përballë njëri-tjetrit, po dridhej. Shpresoj nesër mbrëma, do t’ia dalë mbanë, dhe të gjithë do ta shihni”, përfundoi boksieri ynë. /Telegrafi/