Site icon Telegrafi

A do të largohet monumenti i ‘Qoses’ para gjykatës në Shkup?!

Ministri për Kulturë, Robert Allagjozovski në konferencën për shtyp të caktuar në ora 12:30, do të njoftojë se çka do të bëhet me monumentet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas analizave, ministri do të njoftojë nëse dhe si do të përfundojnë dhe nëse do të zhvendosen disa nga monumentet që qeveria e Gruevskit i vendosi në zonën qendrore të Shkupit.

Ndër të tjera, një nga më të diskutueshmet për publikun është monumenti i “Qoses” para gjykatës. Ky monument është përmendur edhe në debatin gazetarëve në Telma javën e fundit, duke pyetur pse qeveria nuk ka filluar ende të paktën këtë monument të një njeriu me një thikë në dorë duke qëndruar para ndërtesës që ndanë drejtësi, një njeri që ishte vrasës me pagesë.

Kryeministri u shpreh se kjo është një procedurë që duhet ta bëjnë institucionet, gjegjësisht Ministria e Kulturës dhe ai në asnjë rast nuk do të praktikojë telefonat si ndërhyre, ashtu siç veproi Gruevski. Por, Zaev, vuri në dukje se edhe ai pajtohet se ky monument aspak nuk e ka vendin para shtëpisë gjyqësore. /Telegrafi/

Exit mobile version