Telegrafi

A do të largohej Dardan Sejdiu nga Vetëvendosje? (Video)

Dardan Sejdiu, aktualisht nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka folur sot për herë të parë rreth diskutimeve për mundësinë e largimit të tij nga Vetëvendosje dhe mundësisë së bashkëngjitjes në ndonjë parti tjetër.

Ai në emisionin InfoBox të RTV Dukagjini e ka mohuar një gjë të tillë pasi tha se mbetet i përqendruar në Prishtinë dhe në Vetëvendosje.

Por Sejdiu nuk ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me subjektet e tjera, si dhe me atë të paralajmëruar nga Ilir Deda. /Telegrafi/