Site icon Telegrafi

Do të largohen edhe përmendoret ‘Aleksandri’, ‘Filipi’ dhe ‘Porta Maqedonia’

Pas zhvendosjes së përmendoreve të ‘Qoses’ dhe ‘Nënë Terezës’, vijon zhvendosja edhe e përmendoreve të Aleksandrit të Madh, Filipit dhe Portës Maqedonia. Për këto raste është vlerësuar se ka shkelje të drejtpërdrejtë të Kushtetutës së vendit, dhe ato duhet të zhvendosen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo është evidentuar në lëndët të cilat Komisioni ‘Shkupi 2014’ pranë ministrisë së Kulturës ka bërë revizionin që bëhet për të vlerësuar të gjitha parregullësitë lidhur me këtë projekt.

Në vijim janë pregaditja e elaborateve për përmendoret e lartëpërmendura tek të cilat është shkelur kushtetuta në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe se duhet të zhvendosen.

Sa i përket Muzeut të luftës maqedonase akoma nuk ka ardhur në rend të ditës tek komisioni edhe pse për përmbajtjen e ekzistencës së tij në disa raste është deklaruar edhe ministri i kulturës, Allagjozovski.

“Në rastet e përmendoreve të ‘Aleksandrit të Madh’, ‘Filipit’ dhe portës ‘Maqedonia’ ka pasur shkelje më të thellë të rregullativave themelore ligjore, gjegjësisht Kuvendi nuk ka vendosur për to, edhe pse ligji parasheh të bëhet nëpërmjet votimit në Kuvend dhe me këtë është shkelur Kushtetuta dhe për këtë shkak duhet të veprojmë shpejt”, tha Mirosllav Gërçev, kryetari i Komisionit për ‘Shkupi 2014’.

Ky komision është formuar si ndihmë për shqyrtimin e objekteve të projektit Shkupi 2014 dhe punon me një dinamikë të ngadalshme për shkak të numrit të madh të objekteve dhe përmendoreve të cilat duhet që të shqyrtohen./Telegrafi/

Exit mobile version