Telegrafi

Të Kuqtë mposhtin kampionin

Dy skuadrat më të mëdha angleze janë takuar në Anfield, në sfidën mjaft interesante, e cila i takoi skuadrës vendase.

Golin e parë në ndeshje e shënoi i rikthyeri nga lëndimi, sulmuesi spanjoll Fernando Torres (65’), pas një pasimi të Yossi Benayoun.

Me këtë rezultat vazhdoi takimi deri në minutat shtesë, dhe atëherë kur pritej që United ta barazonte rezultatin, Liverpooli dënoi sërish duke vulosur fitoren me anë të David Ngog (90’+6).

Presionin e madh që ka pasur kjo ndeshje u tregua në minutat shtesë të takimit, me ç’rast u përjashtuan me kartonë të kuq, Nemanja Vidic dhe Javier Mascherano.

Kjo fitore mund të jetë pikë kthyese për Të Kuqtë, të cilët nuk kanë shfaqur formë të mirë në ndeshjet e fundit, si në Ligën Premier ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, Manchester United ka dështuar ta rikthejë pozitën e parë në tabelë dhe tash pozicionohet në vendin e dytë me dy pikë më pak se Chelsea që mban kreun. /Telegrafi/