Enti Hidrometeorologjik i Maqedonisë njofton se në Maqedoni do të kthehen rreshjet e borës, nga dita e nesërme dhe të njejtat do të ndalojnë të dielën në mesditë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Nesër në mëngjes do të fryj erë e ngrohtë jugu kurse pritet që këto erëra të ndikojnë në ngritjen e temperaturave. Borë do të fillojë të bjerë ditën e premte pasdite ndërsa e njejta do të ndalojë të dielën në mesditë.”
Nga Enti Hidrometeorologjik i Maqedonisë njoftojnë se prej të hënës temperaturat do të ngrohen dhe moti do të karakterizohet me të reshura të kohëpaskohshme./Telegrafi/