Sot në Qendrën për zhvillim të ndërmarrësve dhe menaxherëve Maqedonia (QZHNMM), do të mbahen takime biznesi për krijimin e një rrjeti kompanishë nga të gjitha rajonet e vendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi kryesor është ndërlidhja e këtyre firmave pjesëmarrëse në Projektin e USAID për mikrondërmarrje dhe ndërmarrje të vogla, projekt i bashkëfinancuar nga Zvicra dhe e implementuar nga QZHNMM.
Të pranishmive do t’u drejtohet Tatjana Markovska, menaxhere nga zyrat e USAID për zhvillim ekonomik dhe Aneta Damjanovska, koordinatore e Programit kombëtar nga ambasada e Zvicrës në Maqedoni./Telegrafi/