Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Zoran Atanasov, në një intervistë për AIM tha se kërkohet mundësi ligjore që t’u paguhen mjetet financiare blegtorvëve të cilët pësuan humbje materiale për shkak të sëmundjes në lëkurën e kafshëve “lëkura e pezmatuar”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për një shumë prej 17 milionë denarë, mjete të cilat do tv sigurohen nga Programi për mbështetje direkte të bujqësisë, me rikahëzim të financave dhe në këtë mënyrë, siç thotë Atanasov, nuk do të ngarkohet buxheti i shtetit.
Në pajtim me ligjin ekzistues, shteti tani për tani mund të paguajë dëmshpërblim vetëm për kafshët që janë marrë të gjalla, ndërsa deri më tani, te AUV janë shtruar kërkesa për kompensim nga 186 blegtorë, për gjithsej 485 bagëti.
Procesi i vaksinimit kundër kësaj sëmundje të kafshëve filloi nga fundi i qershorit dhe pritet të përfundojë deri më 1 shtator./Telegrafi/