Modelja shqiptare, e cila jeton dhe vepron më Spanjë, Aurela Hoxha, gjatë kësaj kohe ka qenë më e rezervuar në jetë private.
Ajo pak javë më parë u bë nënë e një djali të quajtur, Alaron, të cilin po ashtu e ka mbajtur të fshehtë deri pak pas lindjes.
U tha se ajo është duke u marrë me procedurat ligjore të martesës dhe marrjes së rezidencës në Spanjë dhe ka qenë një sugjerim i avokates që mos të publikojë detaje nga jeta e saj private.
Supermodelja nuk publikon shpesh fotografi me të birin apo familjarët, duke u treguar gjithmonë hermetike për jetën e saj personale.
Megjithatë së fundmi, biondja ka shpërndarë një imazh në Instagram, duke shihet duke përqafuar vëllanë e saj.
Sido që të jetë, Hoxha po e shijon mjaft shumë periudhën e mëmësisë duke theksuar se është më se e lumtur për faktin se u bë nënë.
E njëjta këtë periudhë ka bërë edhe një tërheqje nga fusha e modelingut, e cila duket se nuk është kthyer as në Shqipëri. /Telegrafi/