Site icon Telegrafi

Do të ketë votim të përsëritur për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin e prokurorëve publikë

Komisioni Zgjedhor pranë Këshillit të prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë sot zbatoi votim për zgjedhje të një anëtari të Këshillit, me ç’rast nuk u zgjodh asnjë nga dy kandidatët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur nga Këshilli, gjatë votimit të dy kandidatet Fidanka Rajevska, prokurore publike në Prokurorinë e Lartë publike të Shkupit dhe Elizabeta Pavlovska prokurore publike në Prokurorinë Themelore publike të Shkupit kanë marrë numër të njëjtë të votave, përkatësisht nga 35 vota.

Sipas dispozitave të Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë do ketë votim të përsëritur për dy kandidatët në afat prej 7 ditësh, sqarohet në kumtesën e Këshillit të prokurorëve publik./Telegrafi/

Exit mobile version