Burime nga LSDM-ja thonë për Nova Tv se bisedimet për formimin e qeverisë së re vazhdojnë edhe më tej, dhe se sipas të gjitha gjasave, sonte nuk do të propozohet përbërja e Qeverisë së re në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq, nga Lavizja Besa thonë se janë në pritje të një përgjigjeje për propozimet e dërguara te LSDM-ja në lidhje me qëndrimet dhe parimet si kusht për pjesëmarrje në qeveri.
Kjo konfirmohet nga zëdhënësi i kësaj partie, Faton Fazliu, i cili, edhe pse thotë se nuk janë paraparë takime me LSDM-në, nuk e përjashton një gjë të tillë deri në fund të ditës./Telegrafi/