Telegrafi

Do të ketë regjim të komunikacionit në rrugën Grupçin-Tetovë

Foto: Ilustrim

Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Nga LAMM thonë se intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është i qetë. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga atje informojnë se do të ketë punë ndërtimore në magjistralen A2 Gupçin-Tetovë, për një periudhë kohore prej dy dytëve, me çka do të ketë ndryshim të regjimit të komunikacionit.

Nga LAMM rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e vozitjes, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/