Telegrafi

Të kërkuar nga Interpoli për trafik droge, ekstradohen dy shqiptarë në Itali

Foto: Ilustrim

Dy shqiptarë të kërkuar nga Interpol për trafik droge janë ekstraduar ditën e sotme në Itali.

Policia e Shtetit bën me dije se nga Interpol Tirana u ekstradua drejt Italisë shtetasi në kërkim ndërkombëtar F. T., 49-vjeç banues në Lushnjë, për të cilin Gjykata e Pavias, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprimtari kriminale në fushën e drogës.

Gjithashtu, u ekstradua për në Itali shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Fation Xhezairi, 35-vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata Apelit e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg, për veprën penale “Trafik droge”.

“Nga fillimi i qershorit deri në fund të gushtit 2011, në një zonë të Italisë, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, është marrë me shitje të lëndëve narkotike dhe ka menaxhuar dorëzimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe heroinë nga tregtarë droge me origjinë nga Italia”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/