Andrea Barzagli përgëzoi yjet e rinj të Juventusit duke thënë se të gjithë duhet të luftojnë.
Mbrojtësi foli për JTV pas një ndeshjeje tradicionale miqësore midis Juventus A dhe Juventus B.
“Është një festë e mrekullueshme e cila bashkon tifozët. Ka momente që nuk na shohin dot nga kaq afër, kështu që është një mundësi e madhe për ta. Unë ndihem mirë fizikisht, pasi faza përgatitore shkoi mirë dhe shpresojmë që çdo gjë të shkojë mirë në vazhdim”.
“Blerjet e reja janë shumë të mirë, pas të gjithë menjëherë u përshtatën me mentalitetin e Juves. Këtu nuk ka nuse të bukura, të gjithë kemi mentalitet fitues. Ka pasur disa ndryshime, kështu që duhet ta njohim njëri-tjetrin pak më mirë, por gradualisht do të shkojmë aty ku duhet”.
“Është një mëkat që humbëm Pogba, pasi na ka dhënë shumë ndër vite, por ne i urojmë gjithë të mirat. Si çdo vit, ne nisim sezonin për të fituar gjithçka”, ka thënë Barzagli.