Juventusi është liruar nga karantina pasi seria e testeve për COVID-19 janë kthyen negativisht.
Shumica e lojtarëve Bianconerë ishte vendosur në vetizolim në “J Hotel” që nga 3 tetori, kur dy anëtar të klubit dolën pozitivë.
Klubi ka lëshuar një deklaratë këtë mbrëmje ku konfirmon se testet janë kthyer si negative për periudhën e kërkuar, kështu që tani janë të lirë të largohen nga vetë-izolimi.
Isolation ends at the J|Hotel: https://t.co/J5ydYyHxTa pic.twitter.com/9ZGRziDogU
— JuventusFC (@juventusfcen) October 7, 2020
Gianluigi Buffon dhe Merih Demiral kishin shkuar në shtëpi duke dal nga karantina, ndërsa Juan Cuadrado, Danilo, Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo ishin larguar nga Torino për detyrat me kombëtare.
Këtë mbrëmje, Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini janë lejuar të bashkohen me skuadrën e Italisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Polonisë dhe Holandës në 11 dhe 14 tetor.
Ata do të vazhdojnë të testohen rregullisht nga stafi mjekësor i ekipit kombëtar. /Telegrafi/