Këtë javë, vendi ynë po përgatitet që të kalojë ditë të ftohta me temperaturat që pritet të shkojnë deri në -20 gradë celsius.
E nëse mendoni se do të bëjë shumë ftohtë, atëherë imagjinoni veten në Oymyakon të Rusisë, ku temperatura mesatare gjatë periudhës së dimrit është -50 gradë celsius.
Kjo zonë në Rusi konsiderohet nga shumica si vendi më i ftohtë në botë, ku temperatura ka arritur deri në -71 gradë celsius.
Seti fotografik i mrekullueshëm është realizuar nga fotografi Amos Chapple, i cili ka vizituar këtë zonë, transmeton shekulli.
Edhe pse në temperatura ekstreme edhe në këtë zonë jetohet edhe pse me vështirësi për ata banorë.