Site icon Telegrafi

Të jetosh në tunelet me hënë, mos e humbisni (Foto)

Nëse të jetuarit në hënë duket diçka e paarritshme, duket se një ditë do të mund të jetojmë brenda saj. Një studim i gjerë i tubave të llavës që shtrihen nën sipërfaqen hënore sugjeron se tubat mund të jenë më të mëdhenj dhe më të përshtatshëm sesa mendohej më parë.

Hulumtuesit që modeluan tunelet, që u hapën nga aktiviteti vullkanik në hënë kohë më parë, besojnë se mund të jenë deri në 5km të gjerë, duke rritur shpresat për të vendosur baza aty.

Tunelet e llavës, që gjinden edhe në Islandë dhe Havai, janë tunele të mëdha të gdhendura në shkëmbinj për shkak të rrjedhjes së llavës, transmeton syri.

Gjeologët besojnë se ata janë formuar nga magma që u tha, duke lënë kanale nëpër shkëmbinj. Shkencëtarët besojnë se struktura të njëjta gjinden edhe nën sipërfaqen hënore, bazuar në ndryshimet gravitacionale dhe imazhet e kapura nga pajisjet që monitorojnë hënën.

Nëse tunelet janë të vërtetë dhe të qëndrueshëm, ata do të ofronin strehë për njerëzit dhe do të mund të bëheshin baza të përhershme të tyre në hënë.

Exit mobile version