Telegrafi

Të jetosh në një shtëpi me ariun gjigant (Video)

Një çift në Rusi kanë zgjedhur një kafshë të pazakontë për të mbajtur në familjen e tyre.

Svetlana dhe Yurly Panteleenko jetojnë me ariun që peshon afro 140 kilogramë.

Çifti adoptoi Stephanin kur ai i kishte vetëm tre muaj, dhe për 23-vite me radhë janë kujdesur për të.

Kujdesi për një gjigant si ky nuk është i lehtë, sepse ai i ha nga 25 kilogramë peshq në ditë, shumë perime dhe shumë vezë.

Madje, ata e kanë përshtatur shtëpinë e tyre të vogël, që ariu i gjatë mbi dy metra, të ndihet sa më komod.

Pos lojërave që bëjnë në kopsht, ata shtrihen së bashku në divan, për të përkëdhelur dhe shikuar programet televizive. /albeu.com/

https://www.youtube.com/watch?v=nj2wWNbYDUA