Site icon Telegrafi

A do të jetë makina juaj e ardhshme një ICE, Hibride, PHEV apo EV?

Në një kohë kur tregu i makinave po avancon gjithnjë e më shumë, blerësit po ballafaqohen me vështirësi në zgjedhjet e tyre.

Shitjet e automjeteve elektrike janë në rritje, por ka skeptikë që këtë tranizicion e shohin si sfidë.

E vërteta është se nuk ka zgjedhje të saktë ose të gabuar, pasi çdo njeri ka preferenca të ndryshme.

Ndërsa disa prodhues makinash po fokusohen në elektrizimin e automjeteve, të tjerë si BMW dhe Toyota besojnë se duhet të lejohen të shesin makina të modeleve të ndryshme, sepse njerëzit kanë nevoja të ndryshme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Për shembull, në SHBA blerësit të cilët e përkrahin elektrizimin e makinave, ngasin vetëm distanca më të shkurtra, dhe duan të bëjnë çmos për të mirën e planetit.

Por të tjerët që nuk e shohin të nevojshme për të komplikuar udhëtimet e tyre rutinore, dhe janë të shqetësuar për mënyrat e karikimit të automjeteve elektrike, janë të lumtur të vazhdojnë të ngasin një makinë me benzinë.

Pra, vlerësohet se nuk ka një zgjidhje që i përshtatet të gjithëve, pasi çdo opsion vjen me avantazhe dhe kufizime.

Megjithatë, pyetja që bëjmë në këtë rast është: A do të jetë makina juaj e ardhshme një ICE (Internal combustion engine), Hibride, PHEV (plug-in hybrid electric vehicle) apo EV (veturë elektrike)? /Telegrafi/

Exit mobile version