Site icon Telegrafi

Haradinaj: Së shpejti do të kemi qartësi të situatës së krijuar, kemi dashur një Qeveri me bazë të gjerë

I nominuari për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës-Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën (PAN), Ramush Haradinaj ka thënë se shumë shpejt  do të ketë një qartësi politike për situatën e krijuar në vend dhe se arsyeja pse ka marrë kaq kohë krijimi i institucioneve është interesimi i tyre të ketë një bazë më të gjerë, e jo vetëm t’i kenë numerikisht 61 vota.

Haradinaj këto komente i bëri në një konference të AAK-së, kur u pyet se a do të jetë nga 1 shtatori kryeministër.

“Arsyeja pse mori më shumë kohë krijimi i institucioneve është se ishim të interesuar për një bazë ma të gjerë jo vetëm numerikisht Me 61 vota, por bazë më të gjerë… Mendoj se një qartësi politike do të vie shumë shpejt. Implementimi mund të marrë më shumë kohë. Por, mendoj se një qartësi politike do të vijë shumë shpejt”, është shprehur Haradinaj.

Exit mobile version