Është konfirmuar sezoni i pestë i serialit të njohur të Netflix, “Emily in Paris” dhe detaje shumë të vogla janë bërë të ditur për pjesën tjetër të serisë.
Krijuesi i hitit të Netflix, Darren Star, ka ndarë disa informacione për personazhin e Camille në sezonin e ardhshëm.
Star u pyet se cili do të jetë roli i saj në sezonin e pestë dhe sa do të jetë e përfshirë në këtë pjesë.
“Nuk e di. Unë mendoj se kjo është një pyetje”, tha ai. “Personazhet mund të hyjnë dhe dalin nga një seri, por nuk duhet domosdoshmërisht t’i shihni ata. Ne mund t’i shohim ose jo. Nuk e di se sa nga roli i Camille do të shohim sezonin e ardhshëm. Por sërish, ajo është pjesë e botës së serialit. Nuk jam i sigurt se sa shpesh do ta shohim, por nuk do të thotë, përsëri, se nuk do ta shohim atë”, deklaroi ai.
“Unë mendoj se ajo do të jetë gjithmonë pjesë e serialit – ajo është pjesë e botës së tyre dhe nuk do ta përjashtoja kurrë faktin që do ta shohim përsëri. Historia e saj do të vazhdojë”, tha krijuesi i Emily in Paris.
Ndonëse skenari i saktë mbetet i paqartë, sezoni i pestë i Emily në Paris, i cili u konfirmua më 16 shtator 2024, do të fokusohet në marrëdhënien e Emily me Marcello, për të cilën Lily Collins, foli në një intervistë për këtë kur u konfirmuar sezoni i pestë. /Telegrafi/