Site icon Telegrafi

Të jesh prezantues me stil, Klinton Zeqiraj rrëfen pasionin e tij për modën në RTV Dukagjini

Klinton Zeqiraj, Foto: RTV Dukagjini

Gazetari i njohur i TOP Channel, Klinton Zeqiraj, ka qenë i ftuar këtë javë në emisionin “Modë” të RTV Dukagjinit.

Zeqiraj ndodhej për herë të parë në Prishtinë, ndonëse kishte arritur shumë herë ta vizitonte Kosovësn, por jo edhe kryeqytetin.

Ai ka rrëfyer për pasionin e tij të madh për modën, duke cekur se mundohet të jetë njithnjë në hap me trendet e fundit.

Nga të gjitha llojet e veshjeve, Klintoni citoi se të preferuarat e tij mbeten veshjet ekstravagante.

“Në dollapin tim gjen gjithmonë veshje trendy dhe jam shumë i fokusuar në veshjet ekstravagante, dmth dua të jen gjëra që bien në sy, të kenë gurë, shkëlqim, të grisura etj”, tha ndër të tjerash gazetari Zeqiraj.

Ai është shquar gjithmonë për paraqitjet me stil në teleivizon, dhe kjo ka qenë edhe arsyeja e ftesës nga emisioni “Modë”.

Klintoni tha se të qenit një fytyrë publike të ngarkon me kujdesin që duhet të kesh për veshjen, në çdo dalje në telvizion.

Për më shumë, ndiqni të plotë emisionin “Modë” me Renata Gafurin. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=wSjry9yZ2i8&feature=youtu.be

Exit mobile version