Ashtu si te Barcelona dhe te Kombëtarja e Argjentinës të gjithë sytë janë të kthyer nga Lionel Messi.
Këtë herë Leo nuk e kishte aspak të lehtë, e themi këtë pasi ai luajti kundër Uruguait, të cilët janë të njohur për lojën e ashpër.
Gjatë gjithë takimit Messi ishte cak i lojës së ashpër nga lojtarët kundërshtarë. Kjo më së miri shikohet gjatë një momenti nga fundi i takimit, kur teksa ai po driblonte ia shqyen edhe fanellën duke e tërhequr.
Por, edhe në këtë rast si dhe ato tjerat Messi reagoi me shumë sportivitet, pasi tashmë ai vetëm se është mësuar me gjëra të tilla.
Ndeshja përfundoi pa gola dhe ishte e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës, Ruisa 2018. /Telegrafi/