Harry Kane thotë se të jetë lider i Anglisë ka qenë një punë e lehtë për të.
Sulmuesi i Tottenhamit ka marrë shiritin e kapitenit të kombëtares s ëTre Luanëve dhe tashmë ka pesë gola në vetëm dy ndeshje të zhvilluara.
“Gjithçka ka shkuar mirë. Është e lehtë për mua. Ne kemi shumë djem që mund të marrin kontrollin”.
“Nëse një gjë nuk është në rregull, ne jemi gati për të biseduar me njëri-tjetrin dhe me trajnerin”.
“Nëse dikush ka nevojë për ndihmë, unë flas me ta dhe gjithçka bëhet në rregull”, u shpreh Kane.
Anglia përballet me Kolumbinë në 1/8 të finales të martën në Moskë.
Tashmë në Angli besojnë se Tre Luanët e kanë rrugën të hapur drejt finales duke parë pjesën e lehtë të kundërshtarëve drejt rrugës për në finale. /Telegrafi/