Telegrafi

Të jesh e mrekullueshme në netët festive


Fytyra
* Mbuloni çdo parregullsi (puçrrat, rrathët e errët poshtë syve etj.) me korrektor.
* Aplikoni bazën shkëlqyese mbi pjesët që doni të theksoni – mollëzat, zana e vetullave etj.
* Vendosni disa pika kremi pudër mbi fytyrë dhe përhapini lehtë duke përdorur mollëzat e gishtave.
* Vendoseni furçën mbi pudër dhe më pas largojeni sasinë e tepërt të produktit. Aplikojeni mbi fytyrë për një pamje të lëmuar e të mëndafshtë.


Sytë
* Aplikoni një vijë të hollë mbi bazën e qerpikëve të sipërm dhe mbi cepat e jashtëm të syve – zgjateni pak për një pamje
* Përhapni një nuancë të errët mbi kapakët e syve dhe mbi qerpikët e poshtëm.
* Me gisht, përhapeni nuancën edhe në pjesën mbi kapakun e syve.
* Aplikoni 2 shtresa maskara për një efekt edhe më tërheqës.


Buzët
* Përcaktoni konturet e buzëve dhe jepuni formën që dëshironi duke përdorur lapsin.
* Kujdesuni që lapsi dhe ngjyra e të kuqit të buzëve të kenë të njëjtin tonalitet.
* Aplikoni të kuqin, filloni nga mesi i buzëve duke u drejtuar nga cepat e tyre.
* Aplikoni një shkëlqyes buzësh transparent mbi gjithë buzët pse vetëm në qendër për një pamje më joshëse.


Thonjtë
* Përdorni kompleksin trajtues për kutikula për të zbutur dhe larguar kutikulat e thata dhe të ashpra.
* Falë manikyrit eksfoliues, duart tuaja do të duken si të trajtuara në një sallon të posaçëm.
* Aplikoni forcuesin për thonjtë për t’i forcuar dhe mbrojtur.
* Aplikoni dy shtresa nga llaku për thonjtë me nuancë metalike – sigurohuni që shtresa e parë të jetë tharë përpara se të aplikoni të dytën.
* Përhapni me masazh të lehtë kremin trajtues për duart – lëkura e tyre do të jetë e butë dhe e lëmuar.


Thonjtë ‘French’
* Vendosni shiritat e bardhë mbi thonj, duke lënë pjesën fundore të pambukut.
* Aplikoni nuancën e bardhë mbi majat e thonjve dhe prisni sa të thahet.
* Hiqeni shiritin me kujdes dhe aplikoni mbi gjithë thonjtë dy shtresa nga llaku me3 ngjyrë.

/Telegrafi/