Arsenali mposhti Manchester Unitedin në Old Trafford me reuzltat 2-1, duke e çuar garën për titull në Ligën Premier në javën e fundit të sezonit.
Gunners duhet të mposhtin Everton dhe të shpresojnë që Manchester City të lëshojë pikë.
Citizens luajnë kundër Tottenhamit të martën dhe më pas me West Hamin të dielën.
Arsenali është një pikë përpara Cityt. Topçinjtë kanë një gol diferencë më të mirë, kështu që nëse skuadrat përfundojnë në nivel me pikë, Arsenali do të marrë titullin.
Duke folur pas ndeshjes me Sky Sports, Kai Havertz deklaroi: “Unë do të jem tifozi më i madh i Tottenhamit ndonjëherë të martën. Të gjithë do të jemi!”.
Arsenali shpreson që Spurs ta mposhtin Manchester Cityn, në mënyrë që të shpresojnë për titull. /Telegrafi/