Site icon Telegrafi

Të izoluar në shpellë rritën pesë fëmijë

Në shpellën e ftohtë ekipet e shpëtimit gjetën tre fëmijë (një tetëmuajsh, tjetri dy vjeç dhe i treti gjashtë vjeç), në një shtrat ku po përpiqeshin ta ngrohnin njëri tjetrin. Disa hapa më larg, në pjesën tjetër të shpellës, ishin edhe dy fëmijë tjerë të moshës tetë dhe njëmbëdhjetë vjeç.

“Kur i gjetëm ishin si të egër, ndërsa njëri prej fëmijëve më kafshoi në dorë, si kafshë. Pasi kurrë nuk kishin pasur kontakt me botën e jashtme, transporti i tyre dhe vendosja e tyre në një vend tjetër ishte shumë e vështirë”, tha vullnetari Alirio Garzon.

Baba i fëmijës, thanë zyrtarët, është një punëtor i thjeshtë Bernardo Calvucho Ariza. Para 21 vjetëve Ariza është kthyer nga Bogota në fshatin e tij pasi përjetoi një fatkeqësi e cila e la atë me të meta psikike dhe vendosi të jetojë në fermën ku kishte lindur dhe ishte rritur. Por pasi prona e tij dështoi, vendosi të fshihej me familjen në një vendstrehim të cilin e kishte gropuar vetë.

Njëri prej fëmijëve u ndalua në spital në qytetin Tunja, për shkak të ushqimit jo të mirë dhe që ishte shumë i lodhur. Fëmijët tjerë u morën nën kujdesin e shërbimit social, duke i vendosur në një shtëpi. Thuhet se fëmijët janë lindur në atë shpellë dhe kanë zhvilluar nj gjuhë të tyren. Baba i tyre, sipas medieve, ka angazhuar avokat dhe kërkon t’i kthehen fëmijët. Fëmijët ngadalë janë duke u socializuar. /Telegrafi/

Exit mobile version