Kohëve të fundit kanë qenë ndër personazhet më të përfolur në shtypin rozë dhe jo më kot.
Fjala është për artisten e njohur nga Ferizaj, Loredana Zefi dhe reperin Zuna nga labeli KMN Gang, pjesë e të cilit është edhe reperi nga Podujeva, Azet.
Dyshja, të cilët u komentuan për një lidhje të mundshme dashurie, së fundmi njoftuan fansat se kanë realizuar një këngë të re.
Paralajmërimin e ka bërë vet reperja shqiptare, duke ndarë kështu një pjesë të këngës në llogarinë e saj zyrtare, Instagram.
“Ti je e imja, publikohet të enjten 23:59. Është bërë për 45 minuta”, ka shkruar biondja krahas videos ku shfaqet me Zunën.
Videoja mori reagime të shumta rreth projektit e po ashtu edhe raporteve që artistët kanë pasi shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Megjithatë, në një shkrim të gjatë të ndarë javë më parë me ndjekësit Zuna deklaroi se nuk janë bashkë dhe se ka respekt të veçantë për ish-bashkëshortin e saj, Mozzik. /Telegrafi/