Site icon Telegrafi

“Do të ishte një lajm i mirë nëse ata nuk do të kualifikoheshin”, Ancelotti për Man Cityn në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti shpreson që rivalët e tyre evropian, Manchester City të eliminohen nga faza e ligës në Ligën e Kampionëve.

Ancelotti iu drejtua mediave pas fitores së thellë 5-1 të Real Madridit ndaj Salzburgut në kuadër të raundit të shtatë në ligës.

Ai ndau gjithashtu mendimet e tij për pozicionin e vështirë të Manchester Cityt në këtë garë.

Lexo po ashtu Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Ancelotti u pyet për shanset e Cityt për t’u kualifikuar, teksa nuk hezitoi të zbuloj se do të ishte i lumtur nëse klubi anglez nuk kalon në raundin tjetër.

“Ata janë në mesin e kandidatëve për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve dhe do të ishte një lajm i mirë nëse ata nuk do të kualifikoheshin”, ka thënë Ancelotti.

Ndryshe, Manchester City pësoi një humbje të rëndë, duke humbur 4-2 nga PSG dhe duke kaluar në vendin e 25-të me vetëm 8 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version