Igor Girkin, një ultranacionalist i shquar që gjendet në paraburgim në Rusi – në pritje të gjyqit me akuzat për nxitje të ekstremizmit – emëroi veten si kandidat për president për zgjedhjet e ardhshme në Rusi që do të mbahen në vitin 2024.
Njoftimi u lexua në emër të tij të shtunën, transmeton Telegrafi.
Girkin pati thënë nga paraburgimi në gusht se ai do të bëhej një president më i mirë se presidenti rus Vladimir Putin, të cilin ai e përshkroi si “shumë të sjellshëm”. Komentet e tij në atë kohë ishin të mbushura me ironi dhe ai konsiderohet një pretendent i pamundur.
Ndryshe, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Putin ka një mbështetje të paprecedentë dhe se ai do të fitonte një shumicë dërrmuese nëse do të kandidonte. /Telegrafi/