Site icon Telegrafi

‘Të investojmë te adoleshentët’ – debat i UNFPA-së

Në kuadër të shënimit të 11 korrikut, Dita botërore e popullatës-2016, në organizim të zyrës së Fondit për popullatë të Kombebe të Bashkuara (UNFPA) në Shkup, sot do të mbahet panel diskutimi i titulluar ‘Të investojmë te adoleshentët’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ideja bazë e debatit është që të ngrihet vetëdija në opinion, si dhe të hapet diskutim me të gjitha palët e cënueshme në nivel kombëtar në lidhje me nevojën nga investimi te adoleshentët.

Në panel diskutimi do të marrin pjesë folës nga institucionet shtetërore në Maqedoni, përfaqësues të KB-së, ndërsa janë ftuar edhe përfaqësues të sektorit joqeveritar dhe akademik dhe të organizatave ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version