Telegrafi

A do të investojë BDI-ja në Kodrën e Diellit, ashtu siç premtoi (Video)

Kodra e Diellit është shndërruar në një mal i mbushur me borë dhe i pa përshtatur për sezonin e dimrit dhe për turizëm.

Më herët, kandidati i BDI-së për deputet Bajram Rexhepi, në zgjedhjet e fundit tha se pas zgjedhjeve partia e tij do të investojë në këtë qendër turistike që do ishte burim i parave për qytetin e Tetovës dhe për fshatrat malore rreth Kodrës së Diellit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët dhe bizneset që jetojnë dhe punojnë në këtë qendër turistike ankohen se për shkak të mos investimit ka ndikuar që ky vit të jetë më i dobëti në histori./Telegrafi/