Telegrafi

Do të interpretonte në krah të Beren Saat, aktori turk braktis filmin

Aktori Ilker Kaleli ishte përzgjedhur si personazhi kryesor për të interpretuar në krah të aktores turke Beren Saat, në filmin ‘Tren’.

Por 32-vjeçari ka hequr dorë ende pa nisur xhirimet e para.

Kjo për shkak se produksioni vendosi të nisë xhirimet më parë se sa ishin planifikuar, dhe për këtë arsye aktori hoqi dorë , pasi ai ishte i angazhuar në një projekt tjetër.

Xhirimet e serialit ku do të interpretojë aktorja e njohur turke Beren Saat do të nisin në fillim të muajit maj.