Site icon Telegrafi

Të infektuarit e parë me virusin e Nilit në Austri

Edhe në Austri është përhapur virusi i Nilit Perëndimor. Sipas institucioneve shëndetësore në Vjenë gjashtë persona janë infektuar nga ky virus.

Së paku 410 persona sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për parandalimin dhe kontrollimin e sëmundjeve në këtë sezon në vendet e BE-së është përhapur ky virus i rrezikshëm.

Nga ky numër 39 pacientë janë vdekur nga virusi që bartet nga mushkonjat.

Si zonë e rrezikshme në Austri është shënuar kryeqyteti Vjena ku qytetarëve dhe personave që kanë qenë në Adriatik për një muaj u është ndaluar të japin gjak për pjesët tjera.

Exit mobile version