Telegrafi

Të infektuarat me HIV mund të lindin fëmijë të shëndoshë

Arritjet e fundit të shkencës ofrojnë këtë mundësi, transmeton Telegrafi. Kjo mund të ndodhë vetëm me kusht që nëna të marrë mjekim e duhur gjatë shtatzënisë. Njëra nga arritjet më të mëdha të shkencës është pikërisht trajtimi i nënave gjatë shtatzënisë për të lindur fëmijë të shëndoshë.

Nëse nëna merr terapi adekuate gjatë shtatzënisë, suksesi i lindjes së fëmijës së painfektuar është deri 90%. Ndërsa nëse nën nuk merr terapinë e duhur, atëherë përqindja që fëmija të lindë i painfektuar është e vogël (30%).

Kohëve të fundit, personat e infektuar me HIV, sidomos në shtetet ku mjekësia ka përparuar, kërkojnë që të kenë pasues të shëndoshë.

Në rastet kur paraqitet një grua shtatzënë, e cila është e infektuar me HIV, tashmë ajo nuk detyrohet të abortojë, por i nënshtrohet terapisë adekuate në mënyrë që fëmija të lind i shëndoshë dhe të mos jetë bartës i virusit vdekjeprurës të imunodeficiencës humane. /Telegrafi/