Site icon Telegrafi

Të impresionuar nga debutimi te Roma, mediat italiane e quajnë Dybalan “mjeshtër i skenës”

Mediat italiane u impresionuan me debutimin e Paulo Dybalas në fitoren minimale 1-0 të Romës ndaj Salerintanas mbrëmë (e diel).

Sulmuesi argjentinas 28-vjeçar bëri debutimin e tij për Giallorossët pas ardhjes së tij në transfertë të lirë muajin e kaluar, duke luajtur 89 minuta.

Pavarësisht se nuk e gjeti rrjetën, Dybala përsëri pati një shfaqje pozitive, duke u dhënë fansave të tij të rinj një shije të gjërave që do të vijnë.

Lexo po ashtu Mourinho në "qiellin e shtatë" me performancat e disa prej lojtarëve në fitoren ndaj Salernitanas

La Gazzetta dello Sport nënvizoi debutimin pozitiv të Dybalas në vlerësimet e tyre, duke i kushtuar vëmendje lojës së tij imagjinative dhe kontributit të shkëlqyeshëm në aksion, duke thënë “prekje të shijuese, disa topa për t’u imagjinuar me mendim dhe një shtyllë që mund t’i jepte fund ndeshjes”.

Corriere dello Sport u duk po aq i impresionuar me kontributet e sulmuesit argjentinas në debutimin e tij, duke theksuar si rezultatin e tij krijues, “në prekjen e topit, në zgjedhjet e tij, ai tashmë është mjeshtër i skenës. Para portës, megjithatë, ai nuk është i mprehtë, përfshirë shtyllën. Ai e mbylli ndeshjen si qendërsulmues taktik, i rraskapitur”.

Jose Mourinho ka të ngjarë të jetë i kënaqur me performancën e treguar gjatë fitores 1-0 dhe thuhet se e shpërbleu skuadrën dhe stafin me një darkë të shijshme pas ndeshjes për të festuar fitoren, duke marrë 60 pica. /Telegrafi/

Exit mobile version