Site icon Telegrafi

Të hyrat nga turizmi në Maqedoni këtë vit po shënojnë rritje

Foto: AIM

Drejtori i Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit, Ljupço Janevski beson se turizmi maqedonas mund ta mbyllë vitin me mbi 400 milionë dollarë dhe më shumë se 2,6 milionë fjetje.

Siç ka deklaruar ai, fluksi valutor në tremujorin e dytë të 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 46 përqind dhe ka arritur në më shumë se 106 milionë dollarë amerikanë.

“Flukset hyrëse valutore në dy tremujorët e parë të vitit 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 janë rritur me 20 përqind. Mund të arrijmë qëllimin për vitin 2022 në turizmin maqedonas: mbi 400 milionë dollarë, më shumë se 2,6 milionë fjetje”, thotë Janevski.

Kujtojmë se viteve të fundit Maqedonia e Veriut është kthyer në një destinacion i preferuar turistik për shumë turistë nga vendet e huaja.

Exit mobile version