Site icon Telegrafi

Të hyrat nga lojërat e fatit shënojnë rritje mbi një milionë euro

Dogana ka arritur rezultate të kënaqshme në mbledhjen e të hyrave nga lojërat e fatit.

Duke parë ecurinë dhe tendencën e mos-pagesës, Dogana ka ndërmarr aksione të vazhdueshme gjatë pesë muajve të fundit dhe si rezultat ka arritur që përveç shqiptimit të gjobave, mbylljes dhe konfiskimeve gjithashtu të rrit të hyrat nga pagesat obligative të kompanive që merren me lojëra të fatit.

Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se të hyrat kanë shënuar rritje në vlerë mbi një milion euro se shprehur ne përqindje: 24.3 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Nga Dogana e Kosovës më tej njoftojnë se numri i pajisjeve pa licencë, të sekuestruara, është rritur nga: 36 në 114 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015 ose shprehur në përqindje 217 për qind më shumë.

Exit mobile version