Telegrafi

Të hyrat e Apple do të bien për herë të parë pas vitit 2003

Rritja e pabesueshme e Apple pritet të vijë zyrtarisht në një fund sot, kur kompania amerikane do të raportojë për rezultatet e saj financiare për tremujorin e dytë.

Pas shumë vitesh të rritjes dramatike në treg – të filluar së pari nga shitjet e mëdha të iPod dhe Mac, dhe më pas ato të iPhone dhe iPad – Apple pritet të raportojë se shitjet e tremujorit që ka përfunduar në muajin mars kanë rënë për 10 qind vitin, duke u përmbyllur në rreth 52 miliardë dollarë.

Shitjet e pakësuara të iPhone, të cilat gjenerojnë pjesën më të madhe të të ardhurave të Apple kanë ndikuar drejtpërdrejt në të hyrat e kompanisë.

Analistët presin që kompania të raportojë dërgesat e iPhone prej rreth 50 milionë njësive, nga 61 milionë sa ishin një vit më parë.