Telegrafi

Të hyrat e Apple nuk i arrijnë parashikimet

Kompania gjithashtu ka shitur mbi 17 milionë iPhone dhe 11 milionë iPad në tremujorin e lartpërmendur.

Rëniet në këtë tremujor janë hasur tek iPhone, i cili është shitur në 20 milionë copë, ndërsa numri i iPad’ëve është rritur për rreth 9 milionë në Q3.

Kjo rënie, me gjasë ka ardhur pasi që konsumatorët kanë sakrifikuar një iPhone për një iPad.

Kompania gjithashtu ka shitur rreth 6.62 milionë iPod, ose 27 për qind më pak se një vit më parë.

Në anën tjetër, Apple gjithashtu ka shitur 4.89 kompjuterë Mac në tremujorin e tretë të vitit, një rritje kjo prej 26 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, dhe më shumë sesa analistët kishin parashikuar. / Telegrafi /