Site icon Telegrafi

Do të hiqet rrethoja rreth Qeverisë së Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e sotme vendosi ta heq rrethojën e hekurt rreth objektit të Qeverisë me qëllim të lirohet hapësira publike rreth objektit dhe të bëhet më e kapshme për ta përdorur qytetarët.

Heqja e rrethojës rreth Qeverisë së Maqedonisë ishte një nga premtimet e pushtetit të tashëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas LSDM-së rrethoja ishte simbol i Gruevizmit dhe uzurpimit të hapësirës publike gjatë qeverisjes së tij./Telegrafi/

Exit mobile version