Site icon Telegrafi

Kartelat shëndetësore në Maqedoni jashtë përdorimit

Institucionet shëndetësore punojnë për një zgjidhje për dokument që duhet t’i kenë qytetarët gjatë marrjes së shërbimeve mjekësore, për shkak se zgjidhja e deritashme me kartelat elektronike nuk dha efektin e dëshiruar edhe pse janë shpenzuar shtatë milion euro.

Kartelat, që ju ka skaduar afati, janë jashtë funksionit, por edhe ato që kanë afat, mjekët nuk i kërkojnë, ndërsa qytetarët i realizojnë shërbimet mjekësore me librezat e vjetra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është formuar grup pune me përfaqësues të ministrisë së Shëndetësisë, Fondit për Shëndetësi, Njësinë e shëndetësisë Elektrike dhe Fakultetit për shkenca kompjuterike, që përgatit propozim për sigurimin e shërbimeve elektronike në sistemin shëndetësor. Janë analizuar proceset ku duhet të përdoret kartela e tashme shëndetësore dhe certifikata digjitale. Në përputhje me njoftimet e mbledhura, grupi punues përgatiti zgjidhje afatshkurta dhe afatgjate për tejkalimin e problemit me përdorimin e shërbimeve shëndetësore”, thonë nga ministria e Shëndetësisë.

Kartelat e para shëndetësore u vunë në funksion në vitin 2011, duke i ndërruar me librezat e vjetra të kaltërta. Pushteti i kaluar ndau 7.5 milion euro nga buxhet./Telegrafi/

Exit mobile version