“Komuna Qendër po bën revizion komplet dhe kontrolle në disa objekte dhe përmendore nga projekti “Shkupi 2014”, para se gjithash “Nënë Tereza”, “Shtëpia e qytetit” së bashku me objektin që ndërtohet, urën “Syri”, ndërsa për “Andon Qoseto” kontrollohet nëse ka leje për ndërtim”, deklaroi sot kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogranoviq.
Ai theksoi se kontrollet po bëhen në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Prokurorinë Speciale dhe Prokurorinë Themelore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai paralajmëroi edhe hapjen e procedurave për ndërtimet pa leje dhe zbatimin e rendit në urbanizëm./Telegrafi/