Site icon Telegrafi

Do të hetohen 13 persona nga Agjencia e kadastrës në Shkup

Prokuroria themelore publike e Shkupit ka hapur lëndë hetuese për 13 persona, të punësuar në Agjencinë për kadastër, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas prokurorisë, të dyshuarit, nga 1 janari i vitit 2013, e deri më 16 mars të këtij viti, klientëve u kanë paguar taksë administrative kesh, kurse paratë i kanë futur në xhep.

Këta të dyshuar, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme, rreth 1.9 milion denarë, ose rreth 30 mij euro. Ndaj tyre propozohen masa kujdesi, pra marrje të pasaportës, ndalim të largimit nga vendbanimi dhe paraqitje të herëpashershme para organeve përgjegjëse./Telegrafi/

Exit mobile version