Papa Françesku bëri thirrje që armët të heshtin dhe ndërtuesit e paqes të merren parasysh.
Këtë thirrje, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Papa Françesku e ka bërë gjatë fjalimit të tij të parë në vizitën e tij historike në Irak, e para nga çdo papë, të premten.
Duke iu drejtuar zyrtarëve të qeverisë, trupit diplomatik dhe autoriteteve civile në vendin e Lindjes, Francis tha: “Le të heshtin armët! Le të kufizohet përhapja e tyre, këtu dhe kudo! Mund të pushojnë interesat fraksionale, ato interesa të jashtme që nuk kujdesen për popullsinë lokale”.
“Le të kemi vëmendjen ndaj ndërtuesve të paqes! Jepni një zë të vegjëlve, të varfërve, njerëzve të thjeshtë, të cilët dëshirojnë të jetojnë, të punojnë dhe të luten në paqe”, ka thënë më tej Papa Françeskku, duke shtuar: “Mjaft me dhunë, ekstremizëm, fraksione, intolerancë!”.
Papa ka thënë gjithashtu se bashkësia ndërkombëtare duhet të sigurojë ndihmë “pa imponuar ideologji”. /Telegrafi/