Site icon Telegrafi

Të hënën do të mbahet seanca për vjedhjen në “Tutunska Banka”

Procesi gjyqësor për vjedhjen më të madhe të parave nga arka e “NLB Tutunska Banka” është caktuar për të hënën (2 tetor), pasi më herët me kërkesë të mbrojtjes ishte shtyrë.

Tetë të akuzuarit dyshohen për vjedhje të 2.400.000 frangave zviceriane dhe 645.000 euro nga arkat e bankës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca e kaluar ishte e dyta me radhë e cila u shty, pasi ajo e para u anulua me arsyet se burgu i Shutkës nuk ka pasur kushte për të sjellur tre të akuzuarit.

Gjykata Themelore pas hetimeve në qershor ngriti akuza kundër tetë personave./Telegrafi/

Exit mobile version