Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e rrugës “Fehmi Agani”, konsumatorët e lagjes “Tophane” dhe zonat e tjera përreth tyre në qytetin e Prishtinës se të hënën, datë 18 qershor 2018, duke filluar nga ora 09:00–17:00, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm.
“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë, janë vazhdimësitë e punimeve teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës. Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”, shkruan Telegrafi.
Banorët e lagjes Tophane në Prishtinë janë ankuar se 24 orët e fundit nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm, por zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë për Telegrafin se atje ka pasur një ndërprerje prej një ore pasi është sanuar një problem. /Telegrafi/