Këshilltarët e Komunës së Kumanovës të hënën do të diskutojnë rreth buxhetit të komunës për vitin 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të hënën me fillim në orën 10, do të mbahet seanca e 60 me rradhë e Këshillit Komunal të Komunës së Kumanovës, ndërsa në rend dite janë gjithsej 30 pika, mes të cilave më kryesorja është sjella e buxhetit për vitin 2017, si dhe raporti për punën e ndërmarrjeve publike./Telegrafi/